PËR NE

Business Development Institute është themeluar në vitin 2011 nga tre konsulente me përvojë, biografia e të cilave përfshin përvojë në konsulencë menaxheriale, burime njerzore dhe procese bankare në Kosovë, SHBA, Gjermani dhe Ekuador.

Business Development Institute është një institucion i orientuar në rezultate dhe inovacione. Ne u mundësojmë bizneseve dhe profesionistëve të ndërtojnë elementet kyçe të shoqërisë me aftësi, arsim cilësor, sjellje organizative dhe planifikim strategjik. Për të forcuar këta sektorë ne ofrojmë zgjidhje të ndryshme të biznesit dhe ekspertizë në konsulencë për menaxhim, burime njerëzore, hulumtim dhe mentorim, komunikim me klientin dhe aftësimin e rinisë për jetë dhe trajnim.

Qëllimi ynë kryesor është të zhvillojmë mjete për identifikimin dhe tejkalimin e aspiratave tuaja të biznesit dhe të udhëzojmë të rinjtë për tregun e punës. Ne jemi të vendosur për të promovuar vlerat e qëndrueshme të biznesit me një qëllim – zvoglimin e papunësisë. Biznesi ynë është i bazuar në vlerat e integritetit, orientimit ndaj klientëve, profesionalizmit dhe gjithëpërfshirjes.

 

Florentina Dushi-Shehu
Drejtuese
01/04/2012 - Present

Florentina ka më shumë se 7 vite përvojë në zhvillimin dhe implementimin e proceseve dhe programeve të Burimeve Njerezore dhe të trajnimit për sektorin bankar, privat dhe jo-qeveritar të Kosovës, Evropës Perëndimore dhe Amerikë Latine. Poashtu, ajo ka udhëhequr projekte interacionale të cilat për qëllim kanë pasur mbështetjen e zhvillimit të sektorit NVM (Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme) në Kosovë. Në kuadër të këtyre projekteve, ajo ka analizuar indetifikim të nevojave të trajnimit për sektorin e NVM-ve në Kosovë.

Në mënyrë të suksesshme ajo ka zhvilluar dhe mbajtur programe të trajnimit specifike për nevojat e sektorit bankar, NVM-ve, organizatave tjera të sektorit privat dhe të rinjëve. Përpos programeve tjera, ajo ka zhvilluar dhe mbajtur edhe programet vijuese: Menaxhim i Burimeve Njerëzore, Menaxhim i Performancës, Shkathtësi të Komunikimi dhe Shitjes, Menaxhim i Stresit dhe Ndërtim i Ekipit. Ajo ka qenë e involvuar edhe në hulumtime të fushave sociale dhe sektor të biznesit, duke e përfshirë sondazhin e të hyrave. Ajo ka menaxhuar në mënyrë të suksesshme programin e mentorimit për sektorin e NVM-ve në Kosovë.  

Ajo ka përpiluar dhe zhvilluar instrumente matëse të punësimit, ku edhe ka udhëhequr procese të punësimit (rekrutimit) për banka komerciale në Kosovë dhe Amerikë Latine. Përkrah metodave tjera, ajo poashtu ka mbështetur krijimin e Qendrave të Vlerësimit për kompani të ndryshme dhe ka ndërmjetësuar procesin e tyrë të punësimit.

Ajo mban titull Master në Psikologji Organizative dhe Menaxhim të Burimeve Njerëzore. Ajo ka përfunduar Akademinë e brendshme të ProCredit Bankës me fokus kryesor menaxhimin financiar. Florentina ligjëron lëndët si në vijim: Sjellje Organizative, Këshillim i Karrierës, Lidership dhe Zhvillim Organizativ pranë Kolegjit Universitar Dardania, Kosovë. Florentina është folëse aktive, ku sëfundi ajo ka qenë mysafire e nderit në Samitin Ballkanik për Burime Njerëzore me temë Instrumentet e Zhvillimit të Lidershipit.

Dafina Turkeshi-Ballanca
Drejtuese
01/04/2012 - Present

Dafina Turkeshi-Ballanca është trajnere e specializuar për trajnime në “shkathtësi të buta” dhe shitje, ku ka trajnuar personel të bankave locale, internacionale dhe të sektorit privat. Ajo aplikon metodologji bashkëkohore të trajnimit, ku edhe gjitnjë pranon vleresim të lartë nga ana e pjesëmarrësve.

Ajo ka përvojë në përpilim të propozimeve të bizneseve, në hulumtim të tregut dhe ka shkathtësi në përpilim të politikave të Burimeve Njerëzore. Para bashkëthemelimit të Business Development Institute LLC ajo ka trajnuar qindra këshilltarë të klientëve të ProCredit Bank, Kosovë.

Znj. Turkeshi-Ballanca ka bërë karierë shumëvjecare në sektorin bankar komercial, në draftimin, përpilimin dhe implementimin e programeve dhe procedurave të trajnimit për personel të sapopunësuar. Ajo ka përvojë rreth të gjitha procedurave të menaxhmentit junior dhe është ekspertë në Menaxhim të Llogarive. Përvojën e punës ajo e ka përfituar në institucione të Kosovës. Ajo demostron shkathtësi menaxheriale ku edhe ka udhëhequr një numër të konsideruar të personelit.

Znj. Turkeshi-Ballanca mban titullin Master për Menaxhment, Organizim dhe Ekonomi Biznesi (MMOBE) pranë universitetit Universitat Autonoma de Barcelona (UAB), Spanjë. Ajo është e diplomuar pranë Universitetit të Prishtinës, Fakulteti Ekonomik, Dega: Menaxhim dhe Shkenca Kompjuterike. Ajo flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe maqedonase.

Jehona Lluka
Drejtuese
01/04/2012 - Present

Profesioniste e përqendruar në rezultate, me më shumë se tetë vite përvojë punë në shitje, marketing,  udhëheqje, hulumtim, monitorim dhe vlerësim. Ka diplomuar në Universitetin Amerikan në Kosovë, me partneritet të Rochester Institute Technology në programin për administrim biznesi me spektër më të gjërë në menaxhment dhe ndërmarrësi. Ka përvojë tri vjeçare në përkrahje administrative dhe katër vite në menaxhim të projekteve. Është konsulente menaxheriale e certifikuar (CMC) nga Këshilli Ndërkombëtar i Institutit per Konsulence Menaxheriale.  Është  radhitur si top agjente e shitjës në sektorin rajonal të menaxhimit të shitjes në SHBA.

Gjithashtu është involvuar në disa projekte vendore dhe ndërkombëtare me qëllim mbështetjën e zhvillimit të biznesëve.  Ka punuar në programin e nxitjes së eksporteve në mes të prodhuesve vendorë dhe atyre zviceran.

Ajo gjithashtu ka punuar në përgatitjen e manualit për kompanitë Angleze që dëshirojnë të bëjnë biznes në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni ku janë paraqitur industritë me potencial për investime dhe ambienti i të bërit biznes